Slider

Të tjera

Dance teatër: „Shkundje“

Bazuar në temat muzikore të Beethovenit, kjo pjesë dansi bashkëkohor synon të rizgjojë tek audienca memorien emocionale të momenteve tronditëse si pasojë e tërmetit të nëntorit 2019.

Ky kërkim koreografik përball fuqinë e tingullit dhe muzikës Beethoveniane me kapacitetet shprehëse të trupit njerëzor, në këtë rast të 4 kërcimtarëve bashkëkohorë, në kalime situatash, raportesh dhe gjendjesh të ndryshme emocionale.

Koreografia dhe koncepti: Gjergj Prevazi
Muzika e riaranzhuar mbi temat e Beethoven: Endri Sina
Kostumet: Frenci Gjerasi
Data: 19.10.2021, Ora: 19:00, ArTurbina, Tiranë regjistrimi: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 
Data: 20.10.2021, Ora: 19:00, ArTurbina, Tiranë regjistrimi: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 

Kujdes: kërkohet të rezervoni! Aktiviteti zhvillohet me publik të kufizuar me hyrje gratis. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen me email në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. deri 48 orë përpara fillimit të aktivitetit. Lutemi për regjistrimin tuaj përmes emrit, numrit të telefonit, adresës email si dhe duke njoftuar kohën dhe vendin e aktivitetit. Hyrja do të jetë e mundur vetëm nëse rezervimi konfirmohet nga organizatorët. Jeni të lutur të ruani distancën me njëri-tjetrin dhe gjatë aktivitetit të mbani maskën.