Slider

Teatër

Teatri eksperimental Kujtim Spahivogli prezanton:

„Unë, Fojerbahu“ nga Tankred Dorst

Në bashkëpunim me Qendrën Goethe në Tiranë, teatri eksperimental Kujtim Spahivogli shfaq veprën „Unë, Feuerbach“ nga autori gjerman Tankred Dorst. Shfaqja u vu në skenë për herë të parë në vitin 1986.

Vepra flet për një aktor të plakur, i cili pas një pauze shtatëvjeçare duhet të japë audicion për një drejtor teatri – por ky nuk paraqitet. Ndërkohë, ai kalon kohën me një asistent regjisor dhe gjatë bisedës zbulohet arsyeja pse ai nuk ishte në skenë për kaq gjatë: Feuerbach kishte kaluar shtatë vite në psikiatri. Shfaqja trajton në mënyrë mbresëlënëse jetën e një aktori dhe njëkohësisht fatin e njerëzve që janë të përjashtuar nga shoqëria.

Premiera:

19 shtator 2024, ora 20:00

Shfaqje të tjera:

  • 20 shtator 2024, ora 20:00
  • 21 shtator 2024, ora 20:00
  • 22 shtator 2024, ora 20:00

Vendndodhja:

Salla 150, arTrubina