Slider

Teatër

“Shamia”

Kërcimi dhe shamia i përkasin njëra tjetrës. Në vallen tradicionale shqiptare shamia lodron mbi kryet e kërcimtarëve.

Gjithashtu ajo vendosej në xhaketën e kuadros komuniste, mbi fytyrën e familjarit kur ndërron jetë, shërbente si peng dashurie ose kërkesë prindërore për pastërti. Pjesa nga Gjergj Prevazi hulumton me anë të shamisë marrëdhënien e një brezi të ri me kujtimet e tyre. Mëndafshi dhe letra, muzika tradicionale dhe elektronike, vallja dhe kërcim modern gërshetohen me pyetjet e një brezi të ri në kërkim të identitetit të tij.

 

  • “Shamia”
  • Data: 17.10.2019, Ora:19:00, Teatri "Petro Marko" Vlorë
  • Data: 19.10.2019, Ora:19:00, Teatri "Andon Zako Çajupi" Korçë
  • Hyrja e lirë!

 

 

Ky aktivitet është pjesë e Tetorit Gjerman 2019 "gur-gur bëhet URË". Të gjitha aktivitetet mund të gjenden në faqen tonë të internetit: www.tetori-gjerman.com dhe në aplikacionin tonë, të cilin mund ta shkarkoni nëpërmjet këtij linku: