- Scritto da Ilir Permeti
- Published in Te paktegorizuara
- Hits: 16
- Stampa ,
Financë dhe Administrim Personeli
Data e fillimit: 01.12.2026 · Kohë e plotë · Kontratë 1-vjeçare
Përshkrimi i pozicionit
Goethe-Zentrum Tirana kërkon për një periudhë punësimi njëvjeçare një punonjës/e të angazhuar për administrimin financiar dhe të personelit, me kohë të plotë, duke filluar nga data 1 dhjetor 2026.
Goethe-Zentrum, si partner i akredituar i Goethe-Institut, promovon njohjen e gjuhës gjermane dhe bashkëpunimin kulturor kombëtar dhe ndërkombëtar. Qendra synon të përcjellë një imazh gjithëpërfshirës të Gjermanisë përmes informacionit mbi jetën kulturore, shoqërore dhe politike.
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara
- Diplomë universitare e përfunduar, preferohet në ekonomi, financë, kontabilitet, administrim / menaxhim.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze. Njohuritë e gjuhës gjermane përbëjnë avantazh.
- Njohuri të mira informatike (MS Office); idealisht njohuri në programe kontabiliteti (p.sh. Alphaweb).
- Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
- Punë e kujdesshme, e strukturuar dhe e besueshme.
- Përgjegjshmëri dhe diskrecion në trajtimin e të dhënave konfidenciale financiare dhe të personelit.
- Aftësi të mira organizative, fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në grup.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Administrimi financiar i institucionit në bashkëpunim me drejtuesin.
- Hartimi, planifikimi dhe monitorimi i kostove dhe financave të institucionit në bashkëpunim me drejtuesin.
- Mbajtja e kontabilitetit dhe administrimi i arkës, si dhe kryerja e pagesave.
- Përpunimi, verifikimi dhe regjistrimi në sistem i faturave dhe dokumenteve financiare.
- Përgatitja, kontrolli dhe administrimi i listëpagesave.
- Administrimi i dokumentacionit të personelit.
- Trajtimi dhe ndjekja e detyrimeve tatimore dhe kontributeve shoqërore, në bashkëpunim me specialistë të jashtëm.
- Organizimi dhe administrimi i proceseve të prokurimit, inventarizimit dhe blerjeve.
- Mbështetja në organizimin dhe përmirësimin e proceseve të brendshme administrative.
- Pjesëmarrja në çështjet që lidhen me sigurinë, mirëmbajtjen dhe organizimin e institucionit.
- Koordinimi dhe administrimi i stafit të logjistikës dhe pastrimit.
- Koordinimi dhe administrimi i ofruesve të shërbimeve dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm.
Dokumentacioni për aplikim
- CV
- Letër motivimi
- Diplomat dhe dëshmitë/certifikatat përkatëse
Aplikimi
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e plotë (CV, letër motivimi dhe diplomat/certifikatat) vetëm në formë elektronike deri më 15.10.2026 në adresën elektronike:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistës do të kontaktohen.
Goethe-Zentrum Tirana falënderon të gjithë aplikantët për interesin e treguar.