Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1 - 03.09.2025
të mërkurën, 03.08.2025, ora 08.00
Kapaciteti i provimeve tona është i kufizuar. Ju lutem të regjistroheni sa më parë.
Çmimi intern: 8.000 lekë*
Çmimi ekstern: 12.000 lekë
*Çmimi i ulur prej 8.000 lekësh vlen vetëm për kandidatë, të cilët në çastin e regjistrimit për provim janë njëkohësisht edhe kursantë të Goethe-Zentrum.
Ecuria:
Hyrja
Ecuria:
Hyrja
-
08.00 – 08.30: Hyrja, kontrolli i pasaportave.
Lejohet hyrja vetëm e personave të regjistruar për provim. Shoqëruesit janë të lutur të presin jashtë deri në përfundim të provimit.
Pjesëmarrësit pa pasaportë të vlefshme nuk mund të pranohen në provim.
Palltot, xhaketat, çantat dhe telefonat celularë duhen dorëzuar në garderobë apo në zyrën e regjistrimit.
-
08.30 – 09.35: provimi me shkrim pa pushim
Në sallën e provimit, ju lutemi të merrni me vete vetëm pasaportën dhe stilolapsin.
Lejohet të shkruhet vetëm me stilolaps, jo me laps.
-
09.50: fillimi i provimit me gojë
Kohëzgjatja e provimit me gojë: 15 minuta
Rezultatet e provimit shpallen brënda 3 javësh nga data e provimit. Certifikatat mund të tërhiqen brenda orarit të punës që nga momenti i shpalljes në faqen tonë të internetit.