Slider

Film

Amelie vrapon

13 vjeçares Ameli i ka ardhur në majë të hundës nga shkolla, prindërit dhe para së gjithash nga sëmundja e astmës, me të cilën lufton që prej momentit që ajo mund të mendojë. Pas një krize të rëndë ajo duhet të marrë veten në një klinikë të specializuar në malet e Tirolit-Jugor. Por terapia po i shkatërron edhe nervin e fundit. E lënë pa frymë ajo rreket të marrë ajër dhe merr arratinë në male larg nga mjekët që deri më tani nuk kanë mundur ta ndihmojnë. Ajo është në kërkim të një zjarri që mund të bëjë mrekulli. Aty në male ajo takon Bartin. Djali i mrekullueshëm nuk mund të impresionohet prej agresivitetit dhe kryeneçësisë së saj. Ata arrijnë tok majën e në mali, ndërsa të rriturit janë vënë në ndjekje të vajzës së zhdukur. Në zbritje ata ndeshen me zjarrin e Gjonit, prej të cilit Amelie premton shërim. Në fund është mbase të rënit në dashuri për herë të parë e në mënyrë të druajtur që Amelisë i jep forcë të re dhe një qëndrim pozitiv për jetën.

AMELIA VRAPON trajton fëmijërinë dhe të qenit i rritur, natyrën dhe qytetërimin, shërimin dhe shpëtimin. Në thelb bëhet fjalë për çështjen e vetëpërmirësimit dhe vetëpranimit.

Filmi italo-gjerman për të rinj i Tobias Vimanit mund të ndiqej për herë të parë në kinema më 14 shkurt 2017 në kuadër të Berlinales së 67-të.

Mbështetur nga: Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë & Goethe-Zentrum, Tiranë.

 

  • Titulli: Amelia vrapon
  • Regjia: Tobias Viman
  • Kohëzgjatja: 97 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 2017
  • Gjuha: gjermanisht me titra në gjuhën shqipe
  • Aktorët: Mia Kasalo, Samuel Girardi, Susanne Bormann, Denis Moschitto, Jasmin Tabatabai etj.
  • Data: 24.10.2019, Ora:16:00, "Nehemiah University" Pogradec
  • Data: 26.10.2019, Ora:16:00, Kinema "Millenium" Tiranë
  • Hyrja: falas



Ky aktivitet është pjesë e Tetorit Gjerman 2019 "gur-gur bëhet URË". Të gjitha aktivitetet mund të gjenden në faqen tonë të internetit: www.tetori-gjerman.com dhe në aplikacionin tonë, të cilin mund ta shkarkoni nëpërmjet këtij linku: