Foodprint
Dieta mesdhetare është më e shëndetshmja në botë. Ajo përbëhet kryesisht nga ushqime me bazë bimore si perime, drithëra, arrorë, bishtajore dhe fruta. Dieta mesdhetare përmban pak ose aspak produkte shtazore. Si traditë ushqimore e lindur nga varfëria ajo është një lloj “diete urie” e krijuar nga komunitetet e fermerëve dhe peshkatarëve që kanë jetuar për shekuj me radhë në brigjet e Mesdheut.
Dieta është njohur nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit. Bazur në kursim, ndarje dhe sezonalitet ky regjim ushqimor shfaq cilësi unike dhe ofron zgjidhje për disa nga problemet më kritike me të cilat përballet planeti si humbja e biodiversitetit, shpërdorimi i ushqimit dhe ndryshimet klimaterike. Në Shqipëri ndikimi i dietës mesdhetare bashkëjeton me traditat e kulturave otomane dhe sllave duke krijuar në stil unik jetese, i cili sot gjendet përballë një trysnie në rritje.
Foodprint është një projekt ndërdisiplinor i cili ndjek gjurmët dhe zbulon rëndësinë e dietës mesdhetare në jetën tonë. Ekspozita ndjek pesë motive: mbijetesa, sigurimi i ushqimit, gatimi, ngrënia dhe ruajtja. Këto tema hedhin dritë mbi një qasje të integruar të kulturës ushqimore e cila promovon shëndetin dhe shërben si frymëzim për një jetesë ekologjike. Fotografitë nga Elena Heatherwick, Johann Clausen, Myrto Papadopoulos, Chris de Bode dhe Maria Contreras Coll fiksojnë momente gjatë udhëtimit të tyre në Greqi, Itali, Spanjë, Portugali, Marok, Kroaci dhe Qipro. Krahas ekspozitës fotografike aktivitetet në Tiranë përfshijnë një diskutim rreth zhvillimit të dietës shqiptare, një workshop fotografie, programe edukative, shfaqje dokumentarësh, aktivitete me komunitetin dhe shëtitje gastronomike. Ekspozita trajton aspekte të ndryshme si qëndrueshmëria, identiteti, familja, komuniteti, gatimi, prodhimi, shëndeti dhe kreativiteti – tema me rëndësi për Shqipërinë e ditëve të sotme.
Ekspozita, e nisur në Stamboll (Salt Beyoğlu) më 14 tetor 2022, do të bejë turin përgjatë rajonit të Mesdheut duke përfunduar me shfaqjen e fundit në Athinë (EMST Muzeu Kombëtar i Arteve Bashkëkohore, Athinë) në vjeshtë 2023.
Foodprint u ngrit nga Anemon Productions (Athinë) dhe u organizua dhe me mbështetjen e Programit Creative Europe të Bashkimit Evropian. Partneri kryesor është Instituti Goethe i Evropës Juglindore; partnerët e tjerë të projektit në Greqi janë Ministria Greke e Kulturës dhe Sportit, Fondacioni Kulturor i Grupit Bankar Piraeus, qyteti i Athinës, si dhe Muzeu i Arteve Kikladike.
FOTOGRAFËT
PARTNERËT
Instituti Goethe i Evropës Juglindore (Greqi, Shqipëri, Kroaci, Turqi, Qipro)
Fondazione Brescia Musei, Itali
Muzeu i Arteve Kikladike, Greqi
Fondacioni Kulturor i Bankës së Qipros, Qipro
Muzeu i Ushqimit dhe Nutricionit të Qipros, Qipro
foodprint mbështatet nga Programi Creative Europe (https://culture.ec.europa.eu/) i Bashkimit Evropian (Sektori Kulturë dhe Krijimtari).