Për çfarë bëhet fjalë ? WA e ke pyetur ndonjëherë veten se si është të zbulosh historinë përmes nëntokës? Se si deshifrohen gjurmët e lashta dhe se si krijohen histori të tëra nga objekte të vogla të zbuluara?
Atëherë eja me ne në Kampin e Arkeologjisë në Pogradec dhe le ta zbulojmë së bashku!
Në shtëpinë e gërmimeve do të kesh mundësinë që të zhytesh thellë në botën e arkeologjisë: do të mësosh se si punojnë studiuesit arkeolog, do të provosh teknika analizimi dhe do të kesh mundësinë të punosh vetë me artefakte të vërteta.
Dita e dytë do të zhvillohet në terren – aty do të përjetosh nga afër se si funksionojnë vërtet gërmimet arkeologjike dhe çfarë do të thotë të zbulosh historinë nën tokë.
Drejtuesit e workshop-it:
Jana Anvari dhe ekipi i saj i arkeologëve.
Jana Anvari është arkeologe në Universitetin e Këlnit dhe merret kryesisht me arkitekturën parahistorike, ndërtimet prej balte dhe metodat kërkimore arkeologjike. Në kuadër të punës së saj shkencore, ajo studion mënyrat e jetesës dhe kulturat ndërtimore të periudhave të hershme dhe merr pjesë në projekte ndërdisiplinore në fushën e parahistorisë dhe historisë së hershme.
. Kur dhe ku?
📅 25 qershor: Puna në shtëpinë e gërmimeve
📅 26 qershor: Ekskursion në terren & punë praktike
📅27 qershor: Kthimi në Tiranë
Vendi: Pogradec
4. Kush mund të marrë pjesë? Workshop-i u drejtohet të gjithë të rinjve nga 15 deri në 18 vjeç, të cilët mësojnë gjermanisht në shkollë, zotërojnë të paktën nivelin A2, kanë dëshirë të bëjnë punë praktike dhe duan ta përjetojnë historinë në një mënyrë krejt ndryshe.
Çfarë të pret?
Një workshop interaktiv mbi punën e vërtetë arkeologjike me eksperte dhe ekspertë gjermanofolës
Njohuri mbi metodat e arkeologjisë (gërmim, analizim, dokumentim) dhe mundësia për të përdorur gjuhën gjermane në praktikë
Një ekskursion emocionues në terrenin e një gërmimi të vërtetë arkeologjik
Miqësi të reja dhe takime me të rinj të tjerë të interesuar për gjuhën dhe kulturën gjermane
Punë në grup, shkëmbim idesh dhe përvoja të përbashkëta në një atmosferë ndërkombëtare
Një aventurë e paharrueshme mes historisë, kërkimit shkencor dhe mësimit ndërkulturor
Si mund të aplikosh? Dërgo deri më 5 qershor një video të shkurtër në gjermanisht (maks. 60 sekonda) në adresën:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Video duhet të përmbajë:
Një prezantim të shkurtër (emri, mosha, shkolla, etj.)
Përgjigju pyetjes: „Nëse do të mund të udhëtoje në kohë – cilën epokë do të doje të gërmoje dhe pse?“
Shpreh motivimin tënd se përse dëshiron të jesh pjesë e këtij workshop-i
Mirëpresim aplikimet tuaja!