Slider

Të tjera

Olimpiada Ndërkombëtare e Gjuhës Gjermane (IDO)

Olimpiada ndërkombëtare e gjuhës gjermane (IDO) është konkursi më i madh në botë për nxënësit që mësojnë gjermanisht. Çdo dy vjet, nxënësit më të mirë nga mbi 60 vende mblidhen për të treguar njohuritë e tyre të gjuhës, kreativitetin dhe aftësinë për të punuar në ekip. IDO 2026 do të zhvillohet nga 13 deri më 22 korrik në Mannheim. Edhe nxënës nga Shqipëria janë kualifikuar për finalen ndërkombëtare përmes Olimpiadës Kombëtare të Gjuhës Gjermane, e cila u mbajt në muajin shkurt në Goethe-Zentrum Tirana, ku do të përfaqësojnë vendin e tyre. Për më shumë informacione, klikoni këtu