Shkolla e Frankfurtit 2.0 – Filozofia dhe mendimi kritik në epokën e internetit

Çfarë është për të qeshur në kulturën gjermane? Dhe ç’ka të bëjë filozofia me internetin? Për këtë dhe shumë të tjera do të diskutohet në një mbrëmje të veçantë me gjermanistin amerikan Eric Jarosinski alias @NeinQuarterly si dhe me shkrimtarin dhe blogger-in shqiptar Ardian Vehbiu..
Prezantim dhe në mbyllje diskutim në gjuhën angleze
Një bashkëpunim mes Ambasadës Gjermane dhe "Peizazhe të Fjalës"
Eric Jarosinski, ish-profesor i Letërsisë gjermane, është shndërruar vitet e fundit në një yll të rrjeteve sociale – me humor prej intelektuali dhe lojëra të zgjuara fjalësh rreth gjuhës gjermane. Duke eksploruar potencialin komik të gramatikës, letërsisë dhe filozofisë gjermane ai me kanalin e tij në Twitter @NeinQuarterly ka ngritur në mbarë globin një komunitet të gjerë, besnik dhe të larmishëm simpatizantësh. Aktualisht janë më shumë se 130.000 lexues në më tepër se 100 vende. Nein@Quarterly shfaqet gjithashtu në versionin e printuar në gazetën javore "Die Zeit".
Ardian Vehbiu është gjuhëtar, përkthyes dhe autor i 12 librave (letërsi artistike dhe studimore). Ai është themelues dhe editor i Peizazhe të Fjalës, një reviste online, që fillimisht, më 2007, u shfaq si Blog. Libri i tij më i fundit "Ndërhyrjet e Zotit Shyti" është një koleksion aforizmash.
"I hate Twitter. I think it should be prohibited – but Jarosinski's Nein. is the only exception, the only reason that justifies it! He is like a radical Norman Bates from Psycho intervening with his tweets which are like fast cuts with a knife!" – Slavoj Žižek
- Vendi i zhvillimit: Tulla Culture Center, Rr. "Hiqmet Delvina", Tirana
- Data: të martën, 10 maj 2016, ora 19:00
- Hyrja: falas