Slider

Të tjera

“Shkaqet dhe pasojat e ndryshimit digjital” nga Sabria David

Ndryshimi në fushën e teknologjisë digjitale po i tjetërson shoqëritë tona në mënyrë rrënjësore. Si asgjë tjetër më parë teknologjia digjitale (mediat sociale dhe digjitalizimi) po ndryshon mënyrën tonë e të ndërvepruarit dhe të kontaktit me njëri-tjetrin, kulturën tonë e të shkruarit, proceset e punës dhe procedurat e prodhimtarisë.

Sabria David hedh një vështrim kulturor e historik në këto procese shkatërruese. Cilat nevoja dhe zhvillime i shërbejnë ndryshimit digjital si baza themeli dhe cilat kërkesa lindin për ne në të ardhmen? Ajo prezanton konceptin 'slow media', tek i cili ka dhënë kontributin e saj në zhvillim, flet për traditat e komunikimit verbal dhe atij me shkrim, për rioralizimin e kulturës sonë të shkrimit, për mbimediatizimin e të gjitha fushave të jetës dhe stresin territorial të shkaktuar nga gatishmëria e gjithëkohshme për punë kudo që ka digjitalizim, si dhe për bashkimin dhe prosumatorët (konusmatorë me kërkesa për një cilësi më profesionale).

Tashmë gjendemi në mes të një procesi transformimi interesant dhe njëkohësisht të frytshëm, në përfundimin e të cilit qëndrojnë (me shpresën e mirë) shoqëri digjitale të mira, rezistente dhe produktive, të cilat shfrytëzojnë gjithashtu edhe shansin e tyre për formimin transnacional të bashkësive. Të gjithëve na kërkohet t’u japim formë aktive këtyre shoqërive digjitale dhe t’i përvetësojmë ato, duke tejkaluar kështu kufijtë kulturorë dhe gjuhësorë.

Biografia e Sabria David

Studiuesja e mediave Sabria David është themeluese e “Slow Media Institut”, i cili hulumton dhe ofron konsulencë lidhur me ndikimet dhe potencialet e ndryshimit digjital në shoqëri, punë dhe media. Ajo ka studiuar gjermanistikë, gjuhësi dhe histori arti.

Së bashku me sociologun Benedikt Köhler dhe studiuesin e tregut Jörg Blumtritt ajo përpiloi në vitin 2010 artikullin e quajtur “Slow Media Manifest”, i cili u përkthye në shumë gjuhë dhe si pikënisje teorike mediatike është kthyer në objekt hulumtimi në mbarë botën, si dhe artikullin “Declaration of Liquid Culture”. Ajo krijoi “Modelin Ndërveprues për Mbrojtjen Digjitale në Punë”, një koncept parandalimi dhe konsultimi nga perspektiva mediatike dhe shkencore, si dhe një sistem menaxhimi. Me partnerin e saj TÜV Rheinland, një shoqëri aksionare, që ofron shërbime kontrolli dhe testimi, ajo krijoi standardin “Mbrojtja Digjitale në Punë”.

Që prej vitit 2014 Sabria David është anëtare e presidiumit të Wikimedia në Gjermani, të organizatës së landeve pas enciklopedisë online Wikipedia.

Ajo konsulton organizata në proceset e digjitalizimit, mban referate, jep seminare, nxjerr publikime dhe gërsheton kështu teorinë mediatike, filozofinë e kulturës, shkencat e komunikimit si dhe etikën ekonomike.

  • Vendi: Tulla Culture Center, rruga "Medar Shtylla", Tiranë
  • Data: të enjten, 06 tetor 2016, ora 19:00
  • Hyrja: falas
  • Aktiviteti: në kuadër të Tetorit Gjerman