Slider

Të tjera

"Unseen". Me sytë nga Evropa. Katër fotografë në udhëtim

Ekspozita udhëtuese është në fazën e saj të tretë. Ajo do të shfaqet në kuadrin e "Tetorit gjerman" në Tiranë, Shqipëri. Në bashkëpunim me Goethe-Zentrum Tirana dhe Ambasadën Gjermane Tiranë. 

Projekti "Unseen - Me sytë nga Evropa. Katër fotografë në rrugëtim" e ka burimin në dëshirën për të analizuar pasojat e transformimit të shpejtëtë Evropës mbi njerëzit e veçantë,familjet dhe komunitetet si dhe për të zbuluar efektet politiko-shoqërore në nivel individual.

Ekspozita përfshin foto, video dhe tekste nga katër fotografët Jutta Benzenberg (Shqipëri), Andrej Liankewitsch (Bjellorusi), Livio Senigalliesi (Itali) dhe Mila Teshaieva (Gjermani). Secili prej tyre shoqërohej në vend nga udhërrëfyes ose gazetarë me njohuri të mira vendase. Projekti i konceptuar nga Goethe-Institut Milano nën kujdesin e Gabi Scardi, shfaqet në Tiranë me ekspozitën nën kujdesin e Jutta Benzenberg.

Punimet përqendrohen në rajone të Evropës, që pas një faze produktiviteti dhe bumi zhvillimesh futen në krizë dhe preken nga nga fenomene si de-industrializimi dhe shpopullimi. Në fokus janë herë pas here edhe peisazhe, që vuajnë prej kohësh ndryshimet strukturore - me pasoja për ekonominë, zhvillimin social dhe perspektivat e të ardhmes para së gjithash për brezat e rinj.

Tregimet dhe historitë për udhëtimet e katër fotografëve dhe fotografi të të tjera mund ti gjeni në portalin Im Schatten.(https://www.goethe.de/ins/it/de/kul/sup/ims.html)

Në nëntor, në kuadër të "Muajit të Fotografive" ekspozita do të transferohet në Minsk.

E martë, 8/10/2019/Ora 18:00/Kalaja e Tiranës (Zona Pedonale Murat Toptani) 

 

  • Fotografe/ë: Jutta Benzenberg, Andrej Liankewitsch, Livio Senigalliesi, Mila Teshaieva
  • Kuratore: Gabi Scardi
  • Kuratore në Tiranë: Jutta Benzenberg
  • Financimi: Një projekt i Institutit Goethe në Milano
  • Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 18.10.2019 (nga ora 9:00 deri në orën 22:00).
  • Hyrja e lirë!

 

Ky aktivitet është pjesë e Tetorit Gjermani 2019 "gur-gur bëhet URË". Të gjitha aktivitetet mund të gjenden në faqen tonë të internetit: www.tetori-gjerman.com dhe në aplikacionin tonë, të cilin mund t’a shkarkoni nëpërmjet këtij Linku: