Slider

Të tjera

ARCHEOVISION European Archeological Film Festival

Festival i Filmit Arkeologjik, realizimet më të mira, zhvillohet për herë të parë në Shqipëri si projekt  EUNIC dhe   përfshin shfaqjen e 13 filmave (me titra në shqip) nga 8 vende të ndryshme: Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Greqia, Italia dhe Spanja. Regjisorët dhe kamera e tyre do të na shoqërojnë në sitet më të famshme dhe në disa më pak të njohura të Evropës. Ata do të tregojnë bukurinë e reperteve arkeologjike dhe historitë e tyre të fshehura dhe misterioze. Por do të tregojnë gjithashtu edhe rëndësinë e madhe të ruajtjes së kulturave dhe trashëgimive tona, ngjashmëritë dhe dallimet mes tyre.

Disa nga filmat do të jenë të ambjentuar në mjedise shumë të veçanta, pranë siteve më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri: Amfiteatri i Durrësit dhe ai i Apollonisë.

  • Shfaqjet e filmave do të jenë në përputhje me të gjitha rregulloret e sigurisë Covid-19
  • Të gjitha oraret mund të ndryshojnë
  • Të gjithë filmat me titra shqip