Slider

Të tjera

Missing Stories. Puna e detyruar nën regjimin nazist. Një qasje artistike.

Remijon Pronja, Wavelengths, 2019, Video still, HD-5, 30 min

“ Missing Stories. Puna e detyruar nën regjimin nazist. Një qasje artistike.“ është një projekt artistik ndërkombëtar, i iniciuar nga Instituti Goethe në Serbi dhe mbështetur nga fondacioni EVZ. Artistë nga Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Gjermania u ftuan nga pesë kuratorët (Thomas Elsen – Koleksione Arti dhe Muze në Augsburg: H2- Qendra e Artit Bashkëkohor, Augsburg, Sanja Kojić Mladenov – Muzeu i Artit Bashkëkohor në Vojvodinë, Novi Sad, Una Popović – Muzeu i Artit Bashkëkohor në Beograd, Adela Demetja – Tirana Art Lab Tirana, Natalija Vujošević – Instituti i Artit Bashkëkohor në, Cetinje ) , për të prezantuar një vepër rreth tematikës mbi punën e detyruar nën pushtimin Gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Puna e detyruar gjatë kohës së pushtimit gjerman nuk është e rrënjosur në vetëdijen kolektive të popujve të Ballkanit, sepse në lidhje me këtë ka shumë pak dokumentacion, nuk ka ngjarje apo debate, madje edhe në librat e historisë ky kapitulli i trishtë i historisë evropiane nuk luan ndonjë rol. Në kontrast me këtë qëndrojnë historitë e panumërta familjare në të cilat kujtohen fatet e gjyshërve të cilët u dëbuan në Gjermaninë naziste dhe u detyruan të punonin në fabrika ose në bujqësi.

Në kujtesën individuale të brezit të sotëm, veçanërisht ndër artistë dhe intelektualë, fatet e njerëzve në kampet e punës janë padyshim të pranishme.

Artistët pjesëmarrës janë: Burkhard Schittny (Gjermani), Christian Hörl (Gjermani), Aleksandar Zograf (Serbi), Milorad Mladenović (Serbi), diSTRUKTURA (Milica Milićević dhe Milan Bosnić - Serbi), Dragan Vojvodić (Serbi), Ivan Salatić (Mali i Zi), Lenka Đorojević (Mali i Zi), Donika Çina (Shqipëri), Remijon Pronja (Shqipëri). Disa nga artistët i janë përmbajtur temës autobiografike.
Punimet janë në zhanre të ndryshme duke filluar nga fotografia, filmi, piktura deri tek instalacionet audiovizuale.
Botuesja e katalogut shoqërues të „Missing Stories“ është shkrimtarja berlineze Tanja Dückers.

Punimet e artistëve do të prezantohen në kuadër të një ekspozite turne gjatë 2020-2021: në Beograd e Novi Sad (Serbi), në Tiranë (Shqipëri), Podgoricë (Mali i Zi), Augsburg dhe Berlin (Gjermani).


Hapja: 7 Gusht 2021, ora 19:00
Kohëzgjatja e ekspozitës: 8 Gusht- 20 Gusht 2021
Orari i hapjes: E hënë - E Djelë, 09.00-13.00 dhe 17.00-20.00
Salla e ekspozimit në Muezun Historik Kombëtare


Më shumë informacione gjeni në: www.missingstories.net 
Facebook: MissingStories2020
Instagram: missingstories2020
Twitter: missing_stories
Goethe-Institut: www.goethe.de/serbien/missingstories 
EVZ: https://www.stiftung-evz.de/