Slider

Të tjera

Workshop "Digital Storytelling"

A të pëlqen ta përdorësh celularin tuaj jo vetëm për selfie, por edhe për të treguar histori interesante?
Dëshironi të fitoni njohuri në fushën e punës gazetareske audiovizuale?

Atëherë workshopi "Digital Storytelling" i organizuar nga Goethe Zentrum Tirana mund t'i përshtatet interesit tënd.
Gjatë pesë ditëve në workshop do të mësoni aftësitë themelore të hulumtimit dhe narracionit gazetaresk, teknikave të xhirimit dhe regjistrimit të audios për të prodhuar në fund një video të shkurtër me temën e "Arratisje dhe Emigrim".

Ky seminar është pjesë e projektit të "Arkivi i Arratisjes", i ekspozuar në Berlin në Haus der Kulturen der Welt dhe në Tiranë në Bulevard Institute of Art and Media.
Workshopi zhvillohet në Bulevard Institute of Art and Media nga data 01.11. deri më 05.11. në orarin 3 deri në 7 pasdite nën drejtimin e gazetarit Aleksandar Metodjiev.
Kursi do të zhvillohet në gjuhën angleze dhe është pa pagesë.

Gjërat thëlbësore që duhet të sillni me vete janë dëshira për të prodhuar video dhe smartphoni tuaj.
Nëse keni një histori të lidhur me temën tonë të përgjithshme të arratisjes dhe migrimit të cilën dëshironi ta ndani përmes videos tuaj, kjo do të ishte një plus.
Ju lutemi dërgoni një letër të shkurtër motivuese për interesin tuaj në gazetari, digital storytelling dhe temën e workshopit në: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 
Afati i aplikimit është 27.10.2021.