Slider

Goethe-Zertifikat C2

      Dëshironi ...

 

  • të studioni dhe të hulumtoni në Gjermani;
  • të jepni mësim në një shkollë në Gjermani;
  • të dëshmoni suksesin tuaj në gjuhën gjermane për nivelin C2;
  • të keni një certifikatë zyrtare të gjuhës gjermane të njohur në rang ndërkombëtar?

Goethe-Zertifikat C2: Großes Deutsches Sprachdiplom (GDS) është një provim i gjuhës gjermane për të rritur, i cili dëshmon njohuri tejet të avancuara gjuhësore dhe përkon me nivelin më të lartë (C2) të shkallës gjashtënivelëshe të Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj).

      Nëse e kaloni provimin, ju tregoni ...

 

  • se mund të kuptoni praktikisht pa kurrëfare vështirësie çdo gjë që lexoni apo dëgjoni në gjermanisht.
  • se mund të përmblidhni informacione nga burime të ndryshme me shkrim apo me gojë dhe të riprodhoni prej tyre arsyetime dhe sqarime në një prezantim koherent.
  • të shpreheni në mënyrë spontane e shumë të rrjedhshme si dhe të qartësoni nuancat e holla kuptimore të fakteve komplekse.

Certifikata Goethe-Zertifikat C2: Großes Deutsches Sprachdiplom u mundëson studentëve të huaj qasjen në shkollat e larta dhe në universitetet e Gjermanisë si dhe shërben në shumë vende si dëshmi gjuhësore për të ushtruar mësimdhënien e gjuhës gjermane.

Landet e Gjermanisë e njohin këtë provim si dëshmi gjuhësore brenda kualifikimit të mësuesisë. Informacione lidhur me këtë pjesë mund t'ju japin instancat për njohjen e certifikatës nëpër landet përkatëse, si p.sh. ministria e arsimit apo e kulturës, shkolla pedagogjike, qeveria e qarkut apo senati.

Që prej datës 01.01.2012 Goethe-Zertifikat C2: Großes Deutsches Sprachdiplom ka zëvendësuar tri provimet e deritanishme të Goethe-Insitut, të cilat janë Goethe-Zertifikat: Zentrale Oberstufenprüfung (ZOP), Kleines Deutsches Sprachdiplom (KDS) dhe Großes Deutsches Sprachdiplom (GDS).

Udhëzime për kandidatët e provimit
Duke qenë se vendet e provimit mund të zihen disa javë para afatit përfundimtar të regjistrimit, ju rekomandojmë që të regjistroheni sa më herët. Regjistrimi mund të kryhet gjatë ditëve të punës, të hënën deri të premten midis orës 09.00 dhe 12.00 si dhe 14.00 dhe 17.00.
Për regjistrimin dhe pjesëmarrjen në provim pranohet vetëm pasaporta e vlefshme.

Materiale ushtrimore
Teza ushtrimore dhe shabllone mësimore

Materiale për shkarkim