Goethe-Zertifikat C2: Großes Deutsches Sprachdiplom
(jepet duke caktuar takim)
Regjistrimi deri: me takim 24.500* lekë 33.000 lekë (10.000 lekë për Modul)
*Tarifa e reduktuar prej 24.500 lekësh vlen vetëm për kursantët e Goethe-Zentrum, të cilët e kanë përfunduar kursin e nivelit C 2.4 me sukses.
Ecuria:
- Hyrja
- 08.30 - 09.00 Hyrja, kontrolli i dokumentave të identifikimit
Lejohet hyrja vetëm e personave të regjistruar për provim. Shoqëruesit janë të lutur të presin jashtë deri në përfundim të provimit. Pjesëmarrësit pa dokument të vlefshëm identifikimi nuk mund të pranohen në provim. Palltot, xhaketat, çantat dhe telefonat celularë duhen dorëzuar në garderobë.
- Provimi me shkrim
- 09.00 - 10.10 Leseverstehen und Sprachbausteine
Në sallën e provimit ju lutemi të merrni me vete vetëm dokumentin e identifikimit dhe stilolapsin. Lejohet të shkruhet vetëm me stilolaps, jo me laps. 10.20 - 11.00 Hörverstehen 11.20 - 12.40 Schriftlicher Ausdruck
- Provimi me gojë
- duke filluar nga ora 13.00
Kohëzgjatja e provimit me gojë: 15 minuta përgatitje dhe 15 minuta provim me gojë Provimi me gojë zakonisht zhvillohet individualisht.
Në varësi të numrit të pjesëmarrësve në provim ju lutemi të planifikoni kohë pritjeje. Kush dëshiron mund të sjellë me vete diçka për të pirë ose diçka të vogël për të ngrënë, pasi gjatë pushimeve pjesëmarrësit nuk mund të dalin nga ndërtesa. Pirja e duhanit lejohet jashtë në ballkon.
Shpërndarja e dëshmive: jo më herët se 5 javë pas dhënies së provimit
¹ Të dhënat mund të ndryshojnë.